Site icon Telegrafi

Baza e shëndetit dhe bukurisë

As ushqimi i shëndetshëm e as ai natyror nuk do të kishte rëndësi nëse organet e tretjes nuk do të mund të kryenin funksionin e tyre normal duke mos zbërthyer përbërësit e ushqimit, të cilët nuk mund të thithen nga zorrët si tërësi. Dhe në këtë mënyrë mund të paraqitet sëmundja si pasojë e mungesës së ndonjë substance shumë të nevojshme për organizmin. Tretja e dobët dhe jashtëqitja e çrregullt dallohen më së miri në fytyrë.

Shumë e njerëz kanë probleme me jashtëqitje, mirëpo nuk e tregojnë këtë, e as paraqiten te mjeku. Organi ekzekutues i jashtëqitjes është zorra e trashë. Krejt çka lukthi dhe zorrët nuk e thithin, krejt atë çka e gjuan mëlçia, të gjitha substancat e panevojshme dhe toksike të nxjerra nga secila qelizë e organizmit, mblidhen dhe deponohen në zorrën e trashë.

Pas grumbullimit të fecesit në zorrë trupi është i gatshëm të lirohet, ky është proces normal nëse realizohet në kohë dhe kjo quhet jashtëqitje e rregullt. Ndërsa nëse kjo ndodhë me vonesë atëherë mund të ketë komplikime.

Nëse vonohet jashtëqitja, toksinat e grumbulluara në zorrë kanë kohë dhe mundësi që të depërtojnë nëpër murrin e zorrës dhe të kalojnë në qarkullim të gjakut. Në këtë mënyrë ato e intoksikojnë gjakun dhe me anë të qarkullimit të gjitha qelizat dhe organet.

Nga ky proces vihet në funksion mëlçia e cila do të detoksikojë aq sa është e mundur, kështu i kthen në mënyrë të shpejtë substancat helmuese në zorrë të trashë dhe ky proces përsëritet.

Meqenëse këtë e bën vazhdimisht atëherë vihet në pikëpyetje funksioni normal i mëlçisë për shkak të ngarkesës së tepërt. Prandaj kujdes ushqimin! Nëse keni probleme me jashtëqitje duhet ta ndërroni ushqimin. Nëse kjo vazhdon atëherë lajmërohuni te mjeku, për të mos pasur komplikime të pakthyeshme.

Exit mobile version