Site icon Telegrafi

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Bayern Munich ka vendosur të heqë dorë nga Kingsley Coman për të financuar ardhjen e Florian Wirtz, një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman.

Coman, i cili ka një kontratë deri në vitin 2027, është konsideruar si një nga lojtarët që mund të sjell të ardhura për të realizuar këtë transferim të Wirtz.

Me largimin e tij, Bayern jo vetëm që do të zvogëlojë barrën financiare, por edhe do të mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme transferimi, që mund të arrijë deri në 50 milionë euro.

MUNICH, GERMANY – MARCH 05: Kingsley Coman of Bayern Muenchen reacts during the UEFA Champions League 2024/25 UEFA Champions League 2024/25 Round of 16 first leg match between FC Bayern München and Bayer 04 Leverkusen at on March 05, 2025 in Munich, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Coman ka qenë një lojtar kyç për Bayern Munich për gati një dekadë, duke kontribuar me ritëm, ekuilibër dhe gola në momente vendimtare, siç është finalja e Ligës së Kampionëve në 2020.

Megjithatë, klubi konsideron se është koha e duhur për një ndryshim, duke pasur parasysh pagën e lartë të Coman rreth 17 milionë euro në sezon dhe nevojën për të rinovuar skuadrën.

Lexo po ashtu Bayern Munich ka gati ofertën rekorde për Florian Wirtz

Për Coman kanë treguar interes klubet angleze, por ai ka oferta të rëndësishme edhe nga Arabia Saudite.

Nga ana tjetër, Bayerni është gati të shpenzojë 150 milionë euro për afrimin e Wirtz. /Telegrafi/

Exit mobile version