Site icon Telegrafi

Bayerni vendos për Riberyn dhe Robbenin

Bayern Munchen po mendon rinovimin e kontratave me Arjen Robben dhe Frank Ribery.

Ai që e konfirmon këtë është vet presidenti i klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge, në një intervistë për “FourFour Tëo”.

“Do të flasim me Robben dhe Ribery për të ardhmen e tyre. Nuk ka asnjë dyshim që ata po paraqiten sërish në nivelet më të larta”, tha Rummenigge.

Si Robben, ashtu dhe Ribery i mbyllin kontratat me klubin bavarez në fund të këtij sezoni. Me ardhjen e trajnerit Ancelotti gjërat për ta janë përmirësuar ndjeshëm dhe kjo duket në fushën e lojës.

Ribery 33-vjeçar, përpara se të bllokohej nga dëmtimi muskular kishte zhvilluar 9 ndeshje e kishte shënuar 2 gola.

Edhe më e mirë është situata e Robben, me holandezin që në 6 ndeshje me Bayernin ka shënuar 3 gola pas riaftësimit të tij.

Exit mobile version