Site icon Telegrafi

Bayerni vazhdon tutje në Kupë, mposht ngushtë Rodinghausen e ligës së katërt

Bayern Munich ka vazhduar tutje në rrethin e tretë të DFB Pokal duke fituar si mysafir i Rodinghausen me rezultat 2-1.

Bavarezët e mbyllën pothuajse në pjesën e parë takimin, ku në 13 minuta shënuan dy herë kundër skuadrës që militon në ligën e katërt gjermane.

Trajneri Niko Kovac kishte bërë disa zëvendësime.

Rafinha, Renato Sanches, Wagner dhe Ribery ishin futur në në vend të Kimmich, Gnabry, Lewandowski dhe Boateng, që luajtën në fundjavë.

Ndeshja nisi me një gol të shënuar nga Wagner në minutën e tetë.

Pas pesë minutave nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Thomas Muller, për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Bayern ka mundur ta mbyll ndeshjen pasi që Renato Sanches kishte një penallti në dispozicion, por që goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë Rodinghausen u kthyen në lojë me golin e Meyer në minutë e 49-të, por asgjë më shumë.

Kovac disa minuta ia dha edhe talentit shqiptar Meritan Shabanit.

Kualifikim e siguruan edhe Hertha Berlin e Wolfsburgu. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NysyGd-ibA0

Exit mobile version