Bayern Munichu ka arkëtuar tri pikë të reja në dëm të Eintracht Frankfurtit duke e mposhtur me rezultat 1-0.
Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, por ishte magjik. Goditja e Gotzes u mbrojt nga portieri, ndërsa Franck Ribery reagoi në mënyrë akrobatike për një gol të bukur (20’).
Nuk pati shumë shanse deri në mbyllje të gjysmës së parë, ashtu që nuk pati as gola të tjerë.
Dominimi i bavarezëve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, porse mungoi efektiviteti.
Ky triumf e mban Bayern Munichun tetë pikë përpara Borussia Dortmundit që këtë javë luan kundër Werder Bremenit. /Telegrafi/
Goli i javës duket se do t’i takojë Riberyt. Shijojeni këtë perlë nga anësori francez :O
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016