Me rezultat 1-0, Bayern Munichu e pamposhtur Borussia Moenchengladbachun në stadiumin Borussia Park.
Skuadra vendase luajti mirë në pjesën e parë duke u mbrojtur si duhet nga bavarezët, të cilët nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.
Megjithatë, mysafirët e zhbllokuan rezultatin në gjysmën e dytë. Thomas Muller realizoi pas një harkimi të Thiago Alcantaras në zonë (63’).
Në minutat e mbetura skuadra vendase nuk arriti që të ndryshonte asgjë sa i përket rezultatit, ashtu që vizitorët arkëtuan pikë të plota.
Me këtë fitore, Bayern Munichu vazhdon rrugëtimin drejt titullit të radhës në Bundesliga, me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, RB Leipzig.
Borussia Moenchengladbachu është në vend të dhjetë në tabelë me 32 pikë të arkëtuara pas 25 xhirosh. /Telegrafi/