Telegrafi

Bayerni vazhdon me formë të dobët edhe pas shkarkimit të Ancelottit, barazon me Herthan (Video)

Bayern Munich nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre te skuadra kryeqytetase, Hertha Berlin.

Bavarezët shkarkuan më herët gjatë javës trajnerin Carlo Ancelotti, dhe u mendua se pas këtij largimi klubi do t’i kthehet formës se vjetër dhe fitoreve, por kështu nuk ndodhi në takimin ndaj Herthas pasi përfundoi me barazim.

Pjesa e parë e takimi përfundoi në të mirë të Bayernit, që shënuan në minutën e 10-të me anë të Mats Hummels, i cili u shërbye nga Jerome Boateng.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola tjerë me Bavarezët që shënuan përsëri të parët me anë të Robert Lewandowskit, që në minutën e 49-të shënoi për 2-0 pas asistimit të Corentin Tolissos.

Pas golit të sulmuesit polak, radha erdhi për skuadrën e Herthas që shënoi dy gola të shpejt për ta barazuar rezultatin.

Fillimisht ishte Ondrej Duda që në minutën e 51-të ngushtoi epërsinë në 2-1, ndërsa pas tij shënoi Salomon Kalou në minutën 56-të barazoi rezultatin në 2-2.

Pas brazimit të rezultatit, Bavarezët u munduan me të gjitha gjasat të gjejnë golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me barazimin 2-2.

Me këtë barazim, Bayerni ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë dhe javën e ardhshme luan në shtëpi ndaj Freiburgut, ndërsa Hertha renditet në vendin e 10-të me nëntë pikë dhe e pret në shtëpi Schalken. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=drUGK9dZBMw