Telegrafi

Bayerni vazhdon me fitore, triumfon thellë në udhëtim te Hannoveri

Foto: FC Bayern/Twitter

Bayern Munichu ka shënuar fitore në udhëtim te Hannoveri me rezultat të thellë 4-0.

Bavarezët kanë vazhduar serinë e mirë të rezultateve pasi kanë fituar në javën e 15-të të Bundesligas dhe kanë quar serinë në tri fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët arritën të tundin edhe dy herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte Joshua Kimmich, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në minutën e 29-të, Bavarezët gjetën edhe golin e dytë me anë të David Alabas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 0-2 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, përsëri vazhdoi dominimi dhe loja e mirë e Bayernit, të cilët shënuan edhe dy gola të shpejtë për të vulosur fitoren.

Fillimisht ishte Serge Ganbry (53′), i cili shënoi për 0-3, ndërsa Robert Lewandowski (62′) shënoi për 0-4 duke vulosur rezultat përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka 30 pikë në pozitën e tretë apo aq sa ka Monchengladbach në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Dortmundi.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në shtëpi me RB Leipzigun, ndërsa Hannoveri i vendit të fundit udhëton te Freiburgu. /Telegrafi/