Telegrafi

Bayerni vazhdon me fitore, shkatërron Augsburgun (Video)

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 6-0 ndaj Augsburgut në Bundesliga.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe ishte një fitore e lehtë për ata.

Goli i parë në takim shënua nga Robert Lewandowski në minutën e 17-të, kurse për rezultatin 2-0 në pjesën e parë u përkujdes Thomas Muller në minutën e 36-të.

Lewandowski hapi festivalin e golave në pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 55-të.

Seria e golave u vazhdua nga Thiago Alcantara (62’), edhe një herë Lewa në minutën e 79-të dhe në fund tjetër gol nga Muller (80’) për rezultatin përfundimtar 6-0.

Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, kurse Augsburgu në pozitën e 16 me 29 pikë.

Ndeshja e ardhshme e bavarezve është ndaj Hoffenheimit. /Telegrafi/