Telegrafi

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesliga, triumfon ndaj Stuttgartit

Thiago Alcantara (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, këtë herë ndaj Stuttgartit me rezultat 4-1.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe në fund ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takime erdhi nga Thiago Alcantara në minutën e pestë, spanjolli u asistua nga Robert Lewandowski. Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Anastasios Donis (1-1).

Në pjesën e dytë Bayerni e rikthey epërsinë me anë të autogolit nga Christian Gentner (55′), kurse goli i qetësisë u shënua Leon Goretzka (71′).

Sa për statistika në minutën e 84 shënoi edhe Lewandowski për 4-1.

Bayerni pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë në Bundesliga me 42 pikë, Stuttgarti në pozitën e 16-të  me 14 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra bavareze luan kundër Leverkusenit, ndërsa Stuttgarti ndaj Freiburgit. /Telegrafi/