Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, këtë herë ndaj Stuttgartit me rezultat 4-1.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe në fund ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në takime erdhi nga Thiago Alcantara në minutën e pestë, spanjolli u asistua nga Robert Lewandowski. Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Anastasios Donis (1-1).
So muss das! #MiaSanMia #FCBVFB pic.twitter.com/A5E5vSRtob
— FC Bayern München (@FCBayern) January 27, 2019
Në pjesën e dytë Bayerni e rikthey epërsinë me anë të autogolit nga Christian Gentner (55′), kurse goli i qetësisë u shënua Leon Goretzka (71′).
Sa për statistika në minutën e 84 shënoi edhe Lewandowski për 4-1.
Torschützen unter sich! 🙂🙃 #MiaSanMia #FCBVFB pic.twitter.com/T4Mv0HubwR
— FC Bayern München (@FCBayern) January 27, 2019
Bayerni pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë në Bundesliga me 42 pikë, Stuttgarti në pozitën e 16-të me 14 pikë.
Në xhiron e radhës skuadra bavareze luan kundër Leverkusenit, ndërsa Stuttgarti ndaj Freiburgit. /Telegrafi/