Bayern Munich ka fituar në udhëtim te Hamburgu me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së nëntë të kampionatit gjerman, Bundesliga.
Bavarezët e Jupp Heynckesit kanë fituar edhe ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, pasi kanë mposhtur Hamburgun pas Freiburgut.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola edhe përkundër dominimit total të gjigantit gjerman, që rrezikuar disa herë.
Në pjesën e dytë, Bavarezët arritën ta gjejnë shpejt golin e epërsisë në minutën e 52-të të ndeshjes.
Ishte mesfushori francez, Corentin Tolisso, i cili shënoi pas asistimit të Thomas Mullerit për epërsinë 1-0.
Deri në fund të ndeshjes, Bayerni pati edhe disa raste të tjera për ta ngritur epërsinë, por nuk ia arriti dhe në fund u desh të pajtohet me një fitoren minimale 1-0.
Pas kësaj fitore, skuadra nga Allianz Arena ngjitet në pozitën e dytë me 20 pikë, po aq sa Dortmundit në vendin e parë, ndërsa Hamburgu renditet në vendin e 15-të me shtatë pikë.
Në takimin e ardhshëm, Bayerni e pret RB Leipzigun në shtëpi, ndërsa Hamburgu udhëton te Hertha e Berlinit. /Telegrafi/
Le premier but de Tolisso avec le Bayern ! pic.twitter.com/JIPwo93O8A
— Yobi (@Y8han__B) October 21, 2017