Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Beyer Leverkusenit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Bundesliga.
Skuadra e Niko Kovac ka vazhduar serinë e qind për qind të fitoreve pasi ka mposhtur në shtëpi Leverkusenin.
Pjesa e parë e ndeshjes e karakterizua me dominim të Bayernit, të cilët shënuan edhe dy gola, ndërsa mysafirët një.
Ishin pikërisht mysafirët e Leverkusenit, të cilët arritën të befasojnë pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Wendell, i cili shënoi për 0-1.
🔥🔥🔥 pic.twitter.com/cr0bNMFWWa
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 15, 2018
Megjithatë, Bayerni arritët të kthehet pas vetëm pesë minutave me anë të francezit Corentin Tolisso, i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Në epërsi skuadrën bavareze e kaloi veterani holandez, Arjen Robben, i cili me golin e 2-1 e dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Does anyone know the Dutch word for GOLAZO?!#FCBB04 2-1 pic.twitter.com/5KkgzKq006
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 15, 2018
Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni ishte skuadër më e mirë duke arritur të menaxhojë mirë lojën dhe të shënoj edhe një gol me anë të James Rodriguez (89′) dhe në fund fituan me rezultat të 3-1.
My man! 👋@jamesdrodriguez #FCBB04 3-1 pic.twitter.com/PjhQIFpNOK
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 15, 2018
Pas kësaj fitore, Bayerni ka nëntë pikë në pozitën e parë, ndërsa gjendet në pozitën e fundit me zero pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Schalke, ndërsa ‘farmaceutikët’ e presin Mainzin. /Telegrafi/