Bayern Munich ka fituar lehtësisht ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 5-1, edhe pse në mungesë të lojtarëve kryesore.
Kjo ishte vetëm një fitore për statistika pasi titulli nga skuadra bavareze tashmë është siguruar.
Goli i parë në takim, i vetmi për mysafirët u shënua nga Josip Drmic në minutën e nëntë.
✌ Vorlagen von @esmuellert_!
✌ Tore von #Wagner!#MiaSanMia #FCBBMG pic.twitter.com/mEPbF8oCAx— FC Bayern München (@FCBayern) April 14, 2018
Sandro Wanger me dy gola të shpejtë kaloi Bayernin në epërsi (37′, 41′) dhe me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Në vazhdim shënuan edhe Thiago Alcantara (51′), David Alaba (67′) dhe Robert Lewandowski (82′).
Gekommen, um zu treffen – @lewy_official! ⚽#MiaSanMia #FCBBMG pic.twitter.com/lHCnJ4hdZK
— FC Bayern München (@FCBayern) April 14, 2018
Pas kësaj fitore Bayerni ka 75 pikë, kurse Monchengladbach në vendin e tetë me 40 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jupp Heynckes është ndaj Hannoverit, kurse Gladbach kundër Wolfsburg. /Telegrafi/