Telegrafi

Bayerni me triumf komod ndaj Wolfsburgut

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ka arkëtuar pikë të reja në Bundesliga duke fituar përballë Wolsburgut (2-0) në Allianz Arena në javën e dytë të kampionatit gjerman.

Sadio Mane e futi topin në rrjetë në minutë e njëzet, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit pas ndërhyrjes së VAR-it.

Rezultati u zhbllokua me golin e Jamal Musiala, i cili pranoi një top në qendër jashtë zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (33’).

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Para se skuadrat të shkonin në pushim (44’), bavarezët e dyfishuan epërsinë me golin e Thomas Muller, i cili u asistua nga Joshua Kimmich.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe skuadra nikoqire iu gëzua fitores komode dhe tri pikëve të reja.

Pas dy javëve të para, Bayern Munichu numëron dy fitore dhe gjashtë pikë në krye të tabelës së Bundesligas, derisa Wolfsburgu ka një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/