Kampioni i Gjermanisë nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë të formacionit të parë të shtunën.
Bayerni vazhdon të ketë probleme me lëndimet. Për duelin e nesërm ndaj Ingolstadtit, bavarezët kanë mbetur pa, Philipp Lahm, David Alaba dhe Thomas Muller të tre të lënduar.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Carlo Ancelotti i cili pret rikthimin e dy futbollistëve tjerë. “Duhet të luajmë pa Lahm, Alaba dhe Muller, pasi që të tre kanë probleme fizike”, ka thënë Ancelotti.
“Lajm i mirë është rikthimi i Arjen Robben dhe Gerome Boateng, të cilët do të jenë në bankë”, ka deklaruar ndër të tjera trajneri italian.