Site icon Telegrafi

Bayerni synon të rikthehet te fitoret, pret në Allianz Arena Hannoverin e fundit në tabelë

Bayern Munich është duke luftuar për ta mbrojtur titullin e kampionit në Gjermani.

Pas barazimit javën e kaluar në udhëtim te Nurnbergu, Bayerni synon të rikthehet te fitoret.

Në javën e 32-të, bavarezët do të jenë nikoqir të Hannover 96, skuadra e fundit në tabelë.

Bayerni synon të marrë pikët e plota, por edhe kundërshtari i tyre është në kërkim të pikëve pasi ende po shpreson t’i shmanget rënies.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Ulreich, Kimmich, Sule, Boateng, Alaba, Goretzka, Thiago, Muller, Coman, Gnabry, Lewandowski.

Hannover: Esser, Felipe, Albornoz, Sorg, Ostrzolek, Weydandt, Schwegler, Anton, Maina, Walace, Haraguchi. /Telegrafi/

Exit mobile version