Bayern Munichu dhe Lyoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët dhe francezët do të ndeshen mes vete në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe fituesi i këtij takimi do të luajnë ndaj Paris Saint-Germain.
Të dy skuadrat janë gati për këtë ndeshje të madhe e cila zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës në Portugali.
👀 Lyon 🆚 Bayern in 3 words…#UCL pic.twitter.com/lBLrygjIGz
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 19, 2020
Ekipi i Hansi Flick vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe 8-2 ndaj Barcelonës dhe synon fitoren e radhës për të arritur finalen e madhe.
Në anën tjetër, edhe Lyoni ka shpresa të mëdha se do të arrijë të befasojë edhe Bayernin pas eliminimit që i bëri Manchester Cityt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet e njëjta të ndeshjeve çerekfinale.
Lyon: Lopes; Denayer, Marcelo, Aouar, Depay, Dubois, Marcal, Ekambi, Caqueret, Cornet, Guimares;
Bayern: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Alcantara; Perisic, Muller, Gnabry; Lewandowski
/Telegrafi/