Telegrafi

Bayerni me shumë mungesa pret Union Berlinin, formacionet zyrtare

Bayern Munich është nikoqir i Union Berlinit në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë në këtë takim vije pas pesë fitoreve radhazi në Bundesliga, por që në mesjavë është mposhtur nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër skuadra kryeqytetase në pesë takimet e fundit ka një fitore, një humbje dhe tri barazime.

Hansi Flick ka shumë mungesa për këtë takim, ku më të rëndësishmet padyshim që janë ato të Robert Lewandowskit, Alphonso Davies, Serge Gnabry, Leon Goretzka apo Niklas Sule.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer; Sarr, Boateng, Javi Martínez, Stanisic; Kimmich, Tiago Dantas; Coman, Müller, Musiala; Choupo-Moting

Union Berlin: Luthe; Knoche, Friedrich, Lenz, Trimmel, Prömel, Andrich, Bülter, Endo, Kruse, Musa

/Telegrafi/