Bayern Munichu nuk ka shënuar fitore pas dy ndeshjeve, pasi barazoi 3-3 ndaj Dusseldorfit, kurse fitore shënoi Dortmundi në udhëtim te Mainzi.
Bayerni pati start të mrekullueshëm në këtë takim.
Së pari Sule në minutën e 17-të, e më pas Muller pas 20 minutash lojë shënuan dy gola për 2-0.
Mysafirët rikthyen shpresën kur në minutën e 44 Lukebakio shënoi për 2-1.
Muller në fillim të pjesës së dytë zgjeroi epërsinë në 3-1, kurse po i njëjti lojtar te mysafirët shëno për 3-2, por rezultati ndryshoi në fund kur Fortuna shënoi për 3-3 në çastet e fundit.
Dortmundi ishte i shkëlqyer në udhëtim. Alcacer pas një aksioni me Marco Reus dhe Sanchon shënoi për 1-0 (67’).
Tre minuta më vonë Quaison u përgjigj te vendasit duke shënuar për 1-1.
Lukas Piszczek në minutën e 76-të i dha fund dilemës duke shënuar për 2-1.
Dortmundi e mban kryesimin në tabelë pa asnjë humbje me 30 pikë, kurse Bayerni gjendet 9 pikë prapa në vendin e pestë. /Telegrafi/