Site icon Telegrafi

Bayerni shkon në pushim me disavantazh (Video)

Eliminimi nga Liga e Kampionëve duket se ka lënë gjurmë të Bayern Munichu. Bavarazet pranuan dy gola dhe shënuan vetëm një në 45 minutat e parë të ndeshjes kundër Mainzit në Allianz Arena.

Ishin pikërisht mysafirët ata që realizuan të parët me golin e Bojan Krkic (3’). Mirëpo, vendasit ia dolën që ta barazonin rezultatin me anë të Arjen Robben (16’).

Sidoqoftë, ekipi vizitor e riktheu epërsinë me golin e Daniel Brosinskit nga pika e bardhë (41’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Pritet të shihet se a do t’i ndryshojë gjërat Bayerni në pjesën e dytë të takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version