Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen derbi të javës së 28-të në Bundesliga.
Bavarezët i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtur thellë Dortmundit dhe duke marrë pozitën e parë në tabelë.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë katër gola.
What a leap! 🐟 @matshummels thunders in a header against his former club 🔥#MiaSanMia #FCBBVB 1-0 pic.twitter.com/7pnxjmtcEZ
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 6, 2019
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 10-të minutave lojë dhe ishte Mats Hummels, i cili shënoi për 1-0.
Në minutën e 17-të ishte Robert Lewandowski që dyfishoi epërsinë, ndërsa për 3-0 u përkujdes Javi Martinez (41′) dhe Serge Gnabry (43′) për 4-0.
Needs more salt 🥣#FCBBVB 4-0 pic.twitter.com/j2ewurzbmD
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 6, 2019
Në pjesën e dytë, ekipi i Niko Kovacit vazhdoi dominimin, por golin e radhës e gjeti vetëm në minutën e 89-të me anë të Lewandowskit, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 5-0.
BACK ON 🔝
What a statement 🔥#MiaSanMia #FCBBVB 5-0 pic.twitter.com/OOslaJrVp7
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 6, 2019
Pas kësaj fitore, Bayerni ka 64 pikë në pozitën e parë, ndërsa Dortmundi zë vendin e dytë me 62 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Dusseldorfi, ndërsa Milionerët e presin Mainzin. /Telegrafi/