Telegrafi

Bayerni shkarkon trajnerin dhe shokun më të ngushtë të Manuel Neuer

Bayern Munich thuhet se shkarkoi trajnerin e portierëve Toni Tapalovic – një i besuar i ngushtë i Manuel Neuer, sepse ai po zbulonte biseda mes stafit të trajnerëve tek lojtarët.

Tapolovic u pushua ‘me efekt të menjëhershëm’ të hënën me klubin duke përmendur ‘ndryshimet në mënyrën se si ne punojmë së bashku’, por një raportim nga Gjermania ka zbuluar tani tensionet midis tij dhe trajnerit Julian Nagelsmann që çuan në shkarkimin e tij.

42-vjeçari, i cili ishte njeriu më i afërt i Neuerit, ka qenë me Bayernin që nga viti 2011 dhe është vlerësuar nga shumë për formimin e portierit në një nga më të mirët në botë, por marrëdhënia e tij e ngushtë me fituesin e Kupës së Botës thuhet se ka çuar në ‘rrjedhje’ në dhomën e zhveshjes.

Nagelsmann filloi të bëhej i frustruar me Tapalovic qysh në sezonin e kaluar pasi zbuloi se bisedat midis anëtarëve të stafit po transmetoheshin nga trajneri te Neuer dhe më pas te pjesa tjetër e lojtarëve, sipas Bild.

Ka pasur dallime midis Tapalovic dhe hierarkisë së klubit ‘për një kohë të gjatë’, pretendon raportimi, dhe deklarata e klubit për shkarkimin e tij nuk bëri asnjë përpjekje për të anashkaluar problemet midis dy palëve.

“Si trajneri ynë i portierëve, Toni ishte i përfshirë në sukseset e viteve të fundit. Dëshirojmë ta falënderojmë për këtë”, ka thënë drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

“Dallimet, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si kemi punuar së bashku, tani na kanë çuar në rrugët tona të ndara. I urojmë Toni Tapalovic të gjitha të mirat në të ardhmen”.

Neuer u martua me gruan Nina Weiss në vitin 2017, duke ecur me paterica pas thyerjes së së këmbës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, me Tapalovicin që e ndihmoi atë të përgatitej për ditën e madhe.

Neuer i shkroi një mesazh të përzemërt mikut të tij të ngushtë pasi largimi i tij u konfirmua këtë javë, duke e përshëndetur atë si “një pionier absolut i portierit modern” dhe “një person i madh”, dhe duke vlerësuar rolin e tij të madh në suksesin e fundit të Bayernit. /Telegrafi/