Telegrafi

Bayerni publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj PSG-së, ndryshime befasuese nga Hansi Flick

Bayern Munichu ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin e dytë çerekfinal ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë i luajtur në Gjermani në javën e kaluar përfundoi 3-2 në të mirë të skuadrës franceze.

Bavarezët do të shpresojnë që të rikthejnë rezultatin në favor të tyre, mirëpo kanë disa mungesa.

Douglas Costa, Robert Lewandowski, Niklas Sule, Corentin Tolisso, Tillman e Hoffan, janë të lënduar, derisa Serge Gnabry është i infektuar me coronavirus.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Hansi Flick për takimin e dytë me PSG-në:

Neuer, Nubel, Pavard, Kimmich, Martinez, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Goretzka, Davies, Sarr, Hernandez, Nianzou, Muller, Alaba, Coman, Musiala, Stanisic, Zaiser. /Telegrafi/