Bayern Munich pritet të ketë një pamje të re nga edicionin 2020/21.
Edhe pse arritën të fitonin tripletën në edicionin që lamë pas, Hansi Flick prite të bëjë ndryshime në formacion.
Trajneri gjerman njihet si një strateg mjaftë i rreptë dhe i përkushtuar në punën e tij, andaj ata që mendojnë se e kanë vendin e sigurt në formacion, pritet të pësojnë fiasko, raporton Bild Sport.
Manuel Neuer pritet që të humbë vendin te portieri i transferuar Nubel, mirëpo që do të ketë minuta edhe për gardianin veteran.
Mbrojtja do të përbëhet nga Alphonso Davies, Lucas Herandez, Niklas Sule dhe Benjamin Pavard.
Në mesfushë do të jenë të vendosur, Leon Gortezka dhe Corentin Toliusso, ndërsa në rolin e mesfushorit defanziv do të vazhdojë të qëndrojë Joshua Kimmich.
Flick duket se do të bëjë ndryshime rrënjësore në sulm, pasi Robert Lewandowksi do i lirojë qendrën e sulmit, Serge Gnabryt, ndërsa në krah do të jenë Leroy Sane dhe Kingsley Coman. /Telegrafi/