Të detyruar të përmirësojnë lojën e tyre në mbrojtje për të luftuar për tituj, Bayern Munich i ka vënë sytë te lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen.
Gjigantët bavarez e ka në objektiv transferimin e qendërmbrojtësit Jonathan Tah i cili po shkëlqen te lideri aktual i Bundesligës.
27-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë dhe çmimi i tij nuk shkon më shumë se 25 milionë euro.
Edhe vet trajneri i bavarezëve Thomas Tuchel konfirmoi se duan të nënshkruajnë me futbollistë të ri në afatin kalimtar të janarit.
“Ne jemi duke punuar për nënshkrime të reja. Shpresojmë të përmirësojmë skuadrën në dimër. Nuk do të jetë e lehtë sepse dritarja e janarit është gjithmonë më e vështirë. se ai veror, por në të njëjtën kohë do të besojmë në cilësinë që kemi”, ka deklaruar Tuchel.
Bild ka raportuar se Bayerni e ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit dhe së shpejti do të dorëzojë një ofertë zyrtare.
Interesim për transferimim e reprezentuesit gjerman kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Liverpool dhe Tottenham Hotspur.
Tah këtë edicion ka qenë fantastik ku ka luajtur në 23 ndeshje, teksa ka shënuar edhe tre gola. /Telegrafi/