Bayern Munich thuhet se po synon trajnerin e Bayer Leverekusen, Xabi Alonso për të zëvendësuar trajnerin Thomas Tuchel.
Gjigantët gjermanë besohet se tashmë po planifikojnë largimin e ish-trajnerit të Chelseat nga klubi.
Tuchel u emërua si trajner i Bayern Munichut vetëm në mars pasi ai zëvendësoi të shkarkuarin Julian Nagelsmann.
Klubi arrin të fitojë titullin e Bundesligës, edhe pse kishte nevojë për ndihmën e Borussia Dortmundit, e cila nuk arriti të fitojë në ditën e fundit të sezonit.
Raportimet në Gjermani kanë pohuar se Tuchel po “irriton” bordin e klubit me komentet e tij negative për biznesin e transferimeve në afatin kalimtar veror.
Pretendimet e mëtejshme tani kanë sugjeruar se Bayern tashmë po planifikon që Tuchel të largohet nga klubi dhe zëvendësuesi i tij është identifikuar.
Është pohuar se Alonso është objektivi numër një i Bayernit për të zëvendësuar Tuchel.
Spanjolli ka krijuar një reputacion të fortë si trajner që kur mori drejtimin e Bayer Leverkusen.
Alonso është i njohur me Bayernin, pasi ka kaluar tre vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar në klub pas largimit nga Real Madrid.
Gjatë kohës së tij në Allianz Arena, mesfushori fitoi tre tituj të ligës, një titull DFB-Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.
Që kur u bë trajner i Leverkusenit, ai ka marrë 21 fitore nga 41 ndeshje.
Ai është gjithashtu një objektiv i mundshëm për Real Madridin pasi Carlo Ancelotti të largohet nga klubi në fund të sezonit. /Telegrafi/