Bayern Munichu ka pësuar humbje prej 3-0 nga Borussia Monchengladbachu në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena.
Mjaftuan 10 minuta lojë që të zhbllokohet rezultati me golin e shënuar nga Alassane Plea.
Mysafirët shumë shpejt e dyfishuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Lars Stindl (16’).
Wow. These lads have been simply amazing so far 🐎💚#DieFohlen #FCBBMG 0-2 pic.twitter.com/tMsdbVctOp
— Gladbach (@borussia_en) October 6, 2018
Në gjysmën e dytë të takimit, bavarezët nuk arritën të bënin asgjë për të ndikuar në rezultat.
Për më shumë, ata pranuan edhe një gol me anë të Patrick Herrmann (88′)
Comebacks don't get much better than that 😁 Well played, @stindl28! 👏
Welcome to the game, @Deniszakaria8 🔁 (67')#DieFohlen #FCBBMG 0-2 pic.twitter.com/2dMO3FRr0P
— Gladbach (@borussia_en) October 6, 2018
Me këtë fitore, Borussia Monchengladbachu është ngritur në vend të dytë në tabelë me 14 pikë, tri më pak se lideri Borussia Dortmund.
Bayern Munichu është zhvendosur në vend të pestë në tabelë dhe qëndron në kuotën e 13 pikëve.
Në xhiron e ardhshme, kampioni është mysafir i Wolfsburgut, ndërsa Monchengladbachu është nikoqir i Mainzit. /Telegrafi/