Bayern Munichu ka marrë lajme negative nga stafi mjekësor, pasi që Thiago Alcantara do të mungojë disa javë.
Reprezentuesi spanjoll u largua nga ndeshja e Kupës ndaj skuadrës inferiore Rodinghausen të martën.
Kështu janë shtuar brengat e lëndimeve për Niko Kovac, kurse Bayerni ka konfirmuar në faqen zyrtare se lojtari ka të lënduar ligamentet e gjurit.
Tashmë Bayerni ka mbetur pa lojtarë të mjaftueshëm në mesfushë pasi kohë më parë u lëndua edhe Corentin Tolisso.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka luajtur 14 nga 15 ndeshjet e këtij sezoni, kurse u largua në minutën e 75-të pas një ndërhyrje.
Bayerni është në vendin e dytë pas nëntë ndeshjeve në Bundesliga dhe tashmë ka probleme të mëdha me lëndime.
Tolisso, Goretzka, Coman, Rboben, Boateng, Rafinha, Hummels, Ribery kanë qenë disa prej të lënduarve në ndeshjet e fundit.
Bayerni pret Freiburgun në Bundesliga të shtunën. /Telegrafi/