Bayern Munichu do të ketë mungesën e pesë lojtarëve për duelin ndaj Rostovit që zhvillohet në Rusi.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00, kurse Bayerni do të jetë në masë të madhe i cunguar në këtë takim.
Javi Martinez mungon për shkak të lëndimit, ashtu sikurse Kingsley Coman dhe Manuel Neuer, shkruan Telegrafi.
Arjen Robben është në dyshim për këtë duel bashkë më Arturo Vidalin dhe mendohet se ata nuk do të rrezikohen nga Carlito.
Pas pak formacionet zyrtare të Bayernit ndaj Rostovit. /Telegrafi/