Telegrafi

Bayerni përballet me Hoffenheimin, formacionet zyrtare

Bayern Munich është nikoqir i Hoffenheimit në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesliga.

Bavarezët në këtë takim vijnë pas fitores së thellë 1-5 në udhëtim te Bayer Leverkusen ku kanë marrë tani edhe kreun e renditjes të vetëm.

Edhe Hoffenheim takimin e fundit e kishte spektakolar dhe fitore me pesë gola të shënuar, pasi mposhtën Kolnin 5-0.

Hoffenheim mbetet një nga skuadrat më të papërshtatshme për Bayernin, pasi klubi modest e ka mposhtur dy herë kampionin në fuqi të Gjermanisë në dy vitet e fundit.

Bayerni në këtë takim do të jetë pa trajnerin Julian Nagelsmann që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Richardds, Pavard, Hernandez, Kimmich, Sabitzer, Musiala, Muller, Gnabry, Lewandowski.

Hoffenheim: Baumann, Larsen, Geiger, Bebou, Grillitsch, Raum, Samassekou, Akpoguma, Kramaric, Richards, Posch

/Telegrafi/