Telegrafi

Bayerni i pamëshirshëm ndaj Mainzit, het-trik nga James

James Rodriguez (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu e ka rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga, pasi e ka nëpërkëmbur Mainzin (6-0) në Allianz Arena.

Robert Lewandowski e nisi serinë e golave që në minutën e tret, për tëvazhduar me James Rodriguez, i cili e dyfishoi epërsinë (33′).

Golin e tretë e shënoi Kingsley Coman (39′) dhe e vendosi rezultatin e pjesës së parë të kësaj sfide.

James i shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë (51′ dhe 55′) për ta kompletuar het-trikun e tij në këtë ndeshje.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Alphonso Davies, i cili shënoi në minutën e 70-të të takimit.

Me këtë fitore, Bayern Munichu pozicionohet në vend t parë në tabelë, me 60 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në pozitën e dytë. Manzi, nga ana tjetër, është 13-ti në tabelë, mirëpo qëndron dhjetë pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, bavarezët luajnë si mysafirë të Freiburguit, kurse Mainzi udhëton te Werder Bremeni. /Telegrafi/