Arturo Vidal nuk do të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mesfushori kilian iu bashkua gjigantit bavarez në verën e vitit të kaluar nga Juventus për rreth 35 milionë euro.
Dhe, me paraqitjet e tij të deritashme përfshirë dy golat e rëndësishëm në ndeshjet kundër Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ai ka përforcuar statusin e tij në ekipin nga Allianz Arena.
“Gianlucadimarzio.com” ka bërë të ditur se Bayern Munich nuk do t’i vlerësojë ofertat për shitjen e Vidalit gjatë afatit kalimtar të verës.
Vidal spekulohet se ka zgjuar interesim nga Chelsea, ku ish trajneri i tij nga Juventus, Antonio Conte, është emëruar në postin e menaxherit, për sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi kilian është shndërruar në një prej futbollistëve liderë në Bayern Munich.