Bayern Munich ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Hertha Berlin.
Kampioni aktual i Gjermanisë ka shënuar fitore të pastër 2-0,në një takim ku dominoi gjatë 90 minutave.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar e dyta Arturo Vidal realizoi golin e epërsisë për 1-0.
Golin e dytë për Bayernin e shënoi braziliani Douglas Costa në minutën e 79-të nga një distancë prej 25 metrave.
Bayerni vazhdon të mbetet lider në Bundesligë dhe i nevojitet vetëm fitorja javën e ardhshme ndaj Gladbachut në shtëpi për tu shpallur kampione e Gjermanisë për herë të tretë radhazi.
Fitore ka shënuar edhe ndjekësi i Bayernit, Borussia Dortmund në udhëtim tek Stuttgart me rezultat të thellë 3-0.
Për Dortmundin në këtë fitore realizuan tre mesfushorët, Shinji Kagawa, Pulisic dhe Mkhitaryan.
Fitore të madhe për mbetjen në Bundesligë shënoi edhe Kolni i mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/
0-1: Goli i Arturo Vidal ndaj Herthas.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
0-2: Shijojeni këtë supergol nga Douglas Costa. :O
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016