Telegrafi

Bayerni nënshtron Union Berlinin dhe rimerr kreun

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ka rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga, pas fitores prej 3-0 ndaj Union Berlinit në Allianz Arena.

Bavarezët i dhanë fund dyshimit për fituesin duke i realizuar tre golat që në pjesën e parë.

Eric Maxim Choupo-Moting ishte i pari që shënoi duke e zhbllokuar rezultatin (31’) pas asistimit nga Kingsley Coman.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Në golin e dytë (40’), Coman ishte në cilësinë e realizuesit, derisa Thomas Muller e dhuroi asistimin.

Vendasit e shënuan edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë (45’+1) përmes Jamal Musiala. Emri i asistuesit ishte i njëjtë, Thomas Muller.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe nikoqirët iu gëzuan fitores bindëse duke arkëtuar pikë të plota.

Falë kësaj fitoreje, Bayern Munichu është ngritur në krye të tabelës me 46 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në vend të dytë, ndërsa Union Berlini është në vend të tretë me tri pikë më pak. /Telegrafi/