Site icon Telegrafi

Bayerni në krizë të lëndimeve para duelit ndaj Leverkusenit

Bayern Munichu vazhdon të ketë krizë me lëndimet para duelit të rëndësishëm ndaj Bayer Leverkusenit.

Coman vazhdon të jetë jashtë formacionit për shkak të lëndimit në nyje, kurse Martinez është në dyshim me lëndimin në kofshë.

Arturo Vidal vazhdon të ketë probleme fizike muskulore, dhe paraqitja e tij është në dyshim ndaj Leverkusenit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Bayern para derbit ndaj Leverkuseni

Në dyshim mbeten Arjen Robben, Boateng dhe Neuer, të gjithë të lënduar, por pranë rikthimit.

Te Lverkusen vazhdojnë të mungojnë Lars Bender, Stefan Kiessling dhe Karim Bellarabi, të gjithë për shkak të lëndimeve.

Dueli zhvillohet të shtunën nga ora 18:30 në Allianz Arena.

Exit mobile version