Bayern Munich ka arritur ta mposht Werder Bremenin me rezultat 2-0 për të kaluar në finale.
Në një Alianz Arena të stërmbushur me 75 mije tifozë, Bayern nuk është lodhur shumë që të kalojë në finale.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 2-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Thomas Muller duke shënuar dy herë.
Thomas Muller shënoi në pjesën e parë pas një asistimi të Xabi Alonsos në minutën e 30.
Gjermani shënoi edhe një herë në pjesën e dytë, kësaj radhe nga pika e bardhë në minutën e 71-të.
Bayern tanimë pret për finale fituesin e çiftit, Hertha Berlin – Borussia Dortmund. /Telegrafi/