Bayern Munichu i ka ndarë pikët me Stuttgarit në përballjen që u zhvillua në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga, me ndeshjën që përfundoi 2-2.
Pas vetëm tetë minutash, Tiago Tomas kaloi mysafirët në epërsi, me një asistim të Marmoush.
Por, Bavarezët shpejtë i barazuan shifrat, pasi Konstantinos Mavropanos (35’), realizoi auto-gol për shifrat 1-1.
Pretty frantic as first halves go, but we end it in front! 🙌
🔴⚪ #FCBVfB 2-1 pic.twitter.com/244RNGcjug
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 8, 2022
Thomas Muller pranoi një asistim nga Dayot Upamecano, për të përmbysur rezultatin më inutën e 44-të, në 2-1.
Në 45 minutat e dytë, Stuttgarit që po lufton për mbijetesë në Bundesliga ia doli t’i barazonte shifrat.
JAAA! TOOOR für den VfB! Da ist sie wieder, unsere Sosa-Sasa-Kombi. Ausgleich! Stark Jungs, weiter so! 💪🔥#VfB | #FCBVfB 2:2 | (52.') Sasa #Kalajdzic pic.twitter.com/xw3K7wpHUg
— VfB Stuttgart (@VfB) May 8, 2022
Ishte minuta e 52-të e takimit, kur Sosa asistoi te Sasa Kalajdzicm, që shënoi për 2-2.
Deri në fund, Bayernit mund edhe të kishte fituar takimin, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte rastet.
Pas javës së 33-të, Bayerni tashmë i shpallur kampion ka 76 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të takohet me Wolfsburgun. /Telegrafi/