Site icon Telegrafi

Bayerni ndalet në shtëpi nga Hoffenheimi

Bayern Munichu ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.

Ekipi i Thomas Tuchel nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga, pasi është ndalur nga Hoffenheimi në “Allienz Stadium”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga vendasit, të cilët përveç shumë rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të me anë të Benjamin Pavard, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kingsley Coman.

Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni ishte skuadër dukshëm më e fortë, por edhe përkundër rasteve të krijuara, golin e gjen vetëm mysafirët.

Në fakt, ishin vendasit që shënuan në minutën e 70-të me anë të Matthijs de Ligt, por goli iu anulua nga VAR-i.

Goli i barazimit nga Hoffenheim erdhi në minutën e 71-të me anë të Andrej Kramaric, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 59 pikë, por me pikë të barabarta me Dortmundin, ndërsa Hoffenheimi renditet në vendin e 13-të me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët udhëtojnë te Mainzi, ndërsa Hoffenheimi e pret Kolnin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version