Telegrafi

Bayerni ndalet në shtëpi nga Freiburgu

Foto: FC Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Bundesligas.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac nuk ka arritur të marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin gjerman pasi është ndalur në shtëpi nga Freiburgu.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste me Robert Lewandowski e Arjen Robben, por asnjëri nga rastet nuk e gjeti rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën ta gjejnë golin pas vetëm nëntë minutave me anë të Tim Kleindienst, por goli ishte i parregullt.

Pas këtij goli, Bavarezët filluan iniciativën dhe sulmet, por golin e gjetën vetëm në minutën e 80-të me anë të Serge Gnabry, i cili shënoi për 1-0.

Megjithatë, Freiburgu nuk u dorëzua dhe barazoi në 1-1 me anë të Lucas Holer , i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Bayerni ka 20 pikë në vendin e dytë, ndërsa Freiburgu renditet në vendin e 10-të me 13 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në udhëtim te Borussia Dortmundi, teksa Freiburgu e pret Mainzin. /Telegrafi/