Telegrafi

Bayerni ndalet në shtëpi, barazon me Hertha Berlinin

Bayern Munich ka barazuar përball Hertha Berlinit me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Bundesligas.

Skuadra e Jupp Heynckes është ndalur nga Hertha pas 11-të fitoreve radhazi në kampionatin gjerman.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Bavarezët, të cilët krijuan shumë raste për gol, por pa arritur t’i konkretizojnë ato.

Rastet më të mira të kësaj pjesë-loje ishin ato të Robert Lewandowskit (5′, 18′) dhe Franck Ribery (37′), të cilat nuk gjetën rrjetën.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të skuadrës së Heynckes, të cilët menaxhuan lojën dhe rrezikuan disa herë për të gjetur golin e fitores.

Sulmuesi polak, Lewandowski (56′), pati rastin më të mirë në pjesën e dytë, por dështoi t’i ndryshoj shifrat dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon të mbetet larg në vendin e parë me 60 pikë, teksa Hertha në vendin e 11-të me 31 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Freiburgu, ndërsa edhe Hertha Berlin luan në udhëtim te Schalke. /Telegrafi/