Bayern Munichu nuk ka arritur ta mposhtë Mainzin në Allianz Arena (2-2), në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.
Bavarezët e dominuan pjesën e parë të takimit, mirëpo kur përfunduan 45 minutat e para, ishte skuadra mysafire ajo që pati epërsinë.
Pas një gabimi të Arturo Vidal, Bojan Krkic e realizoi golin e parë për vizitorët (3’). Mirëpo, pas një loje të mirë, Franck Ribery asistoi te Arjen Robben, i cili e barazoi rezultatin (16’).
Kimmich bëri ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Mutos dhe gjyqtari akordoi penalti. Daniel Brosinski u tregua i saktë nga pika e bardhë (40’).
Angazhimi i vendasve u shpagua me golin e barazimit të realizuar nga Thiago Alcantara (73’).
Bayern Munichu vazhdon të jetë në krye të Bundesligas me nëntë pikë më shumë se RB Leipzig që këtë xhiro luan kundër Schalkes. /Telegrafi/