Site icon Telegrafi

Bayerni me mendje tek Liga e Kampionëve, pëson humbje në udhëtim ndaj Stuttgartit

Bayern Munich ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Stuttgartit në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit gjerman.

Pjesa e parë u karakterizua me futboll të mirë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e tyre të shënimit dhe arritën që të realizojnë nga një gol.

Leonidas Stergiou (29’) shënoi për t’i dhënë avantazhin Stuttgartit prej 1-0 pas asistimit të Deniz Undav.

Në minutën e 35-të bavarezët fituan penallti pasi lojtari vendas Waldemar Anton shkaktoi ndërhyrje të palejueshme brenda zonës.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Harry Kane, i cili në minutën e 37-të shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultat të barabartë përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.

Edhe pjesa e dytë u veçua me raste të mira shënimi për të dyja skuadrat, por që në fund Stuttgarti arriti të fitojë tri pikët nga ky takim.

Woo-Yeong Jeong (83’) shënoi me kokë për t’i dhënë avantazhin Stuttgartit prej 1-0 pas asistimit të Silas. Golin e tretë për Stuttgartin e shënoi në minutën e 93-të Silas i cili realizoi për 3-1 pas asistimit të Serhou Guirassy.

Deri në fund vendasit arritën që ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar dhe morën tri pikë të rëndësishme.

Bayerni në anën tjetër tani do të fokusohet tërësisht tek dueli i së mërkurës, aty ku do të luajnë ndeshjen e dytë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version