Site icon Telegrafi

Bayerni largon ‘pleqtë’ nga ekipi

Të tre ata bashkë koleksionojnë 60 trofe, një numër i madh që ndoshta edhe ekipe me histori disa vjeçare nuk e arrijnë.

Por çdo futbollist e ka një datë skadim në kontratën e tij dhe në rastin e Bayern Munich, koha e spastrimeve po vjen edhe për lojtarët më të spikatur.

Në fundin e këtij sezoni, kampionët e futbollit gjerman mund t’i thonë lamtumirë emrave të tillë si Arjen Robben, Franck Ribery dhe Xabi Alonso që së bashku në rang klubesh dhe kombëtaresh kanë fituar gjithçka, që nga Liga e Kampionëve, Kampionati Botëror, Evropian apo tituj.

Bayerni mendon gjithmonë për të ardhmen dhe tre lojtarët në fjalë që kanë humbur freskinë duhet të kuptojnë se me problemet muskulare, janë apo jo pjesë e projektit në vazhdim. Deklaratat e fundit të zyrtarëve të klubit bavarez lënë gjithçka përveçse të qartë në situatën e treshes fantastike të kampionëve të Bundesligës.

Arjen Robben ishte titullar ndaj Kolnit për herë të parë që prej 5 marsit pasi po përndiqet nga problemet fizike. Në muajt e fundit situata është përkeqësuar dhe integrimi është më i vështirë, edhe pse publiku gjithmonë e adhuron.

Ribery ndodhet te Bajern prej 9 vjetësh, por nuk mjafton historia dhe vullneti i francezit për ta mbajtur ende në skuadër. Me të gjitha gjasat ai mund të ketë në dorë një kontratë 1-vjeçare por nuk dihet nëse do ta pranojë.

Alonso mbeti në ekip falë ndikimit të trajnerit Ancelotti dhe nëse mban nivelin aktual, nuk do të jetë i vështirë rikonfirmimi. Por në rastin më të parë të dëmtimeve apo konflikteve këtë sezon, spanjolli tashmë veteran do ta ketë derën të hapur.

Xabi Alonso duke festuar golin.
Exit mobile version