Telegrafi

Bayerni i kthehet fitoreve në Bundesliga, fiton bindshëm ndaj Mainzit (Video)

Bayern Munich ka fituar në shtëpi ndaj Mainzit më rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit gjerman, Bundesliga.

Skuadra e Carlo Ancelottit i është kthyer fitoreve në Bundesliga, pasi ka mposhtur Mainzin pas humbjes së fundit ndaj Hoffenheimit.

Goli i parë i Bavarezëve erdhi në minutën e 11 të ndeshjes dhe ishte Arjen Robben, i cili devijoi një goditje nga Thomas Muller.

Anësori sulmues holandez shënoi edhe golin e dytë për Bayernin, pasi në minutën e 23 të ndeshje shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Joshua Kimmich.

Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të shënoj edhe dy gola tjerë me Robert Lewandowskin dhe të siguroj fitoren ndaj Mainzit.

Sulmuesi polak fillimisht shënoi në minutën e 50 pas asistimit të Mullerit, ndërsa për 4-0 shënoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 77 pas asistimit të Kimmich.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në udhëtim te Schalke, ndërsa Mainzi e pret në shtëpi Hoffenheimin. /Telegrafi/