Bayern Munich po kërkon një trajner për edicionin e ri 2020/21.
Skuadra gjermane në fund të vitit që lamë pas e shkarkoi Niko Kovacin, derisa Hansi Flick e ka marrë drejtimin e skuadrës.
Gjermani do të jetë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni, e më pas pritet të lirojë rrugë për një trajner të ri.
Sipas Le10Sport, zyrtarët e Bavarezëve e kanë kontaktuar Paris Saint-Germainin për Thomas Tuchel.
Tuchel tashmë ka eksperiencë në Bundesligë, pasi që në të kaluarën ka drejtuar Borussia Dortmundin.
Skuadra franceze nuk do të vazhdojë siç duket me trajnerin dhe po kërkon një strateg të ri.
Bayerni mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta marrë Tuchelin si një trajner i lirë. /Telegrafi/