Telegrafi

Bayerni kërkon vazhdimësi, Bochum për të shkaktuar befasinë e madhe – formacionet zyrtare

Bayern Munich është nikoqir i VFL Bochum në kuadër të xhiros së pestë të Bundesligas.

Bavarezët e nisën edicionin e ri me një barazim te Gladbach, por në tri ndeshjet e fundit kanë marrë po aq fitore.

Skuadra e Julian Nagelsmann kërkon fitoren e radhës ditën e sotme në Allianz Arena ku përballë ka Bochumin.

Mysafirët kanë udhëtuar drejt Munichut për të vetmin qëllim, që të shkaktojnë një befasi të madhe për të marrë pikë nga kjo përballje.

Tanimë dy trajnerët, Nagelsmann i Bayernit dhe Reis i Bochumit kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Stanisic, Hernandez, Sule, Davies, Goretzka, Kimmich, Muller, Gnabry, Sane, Lewandowski.

Bochum: Riemann, Soares, Losilla, Stafylidis, Hotlmann, Rexhbecaj, Tesche, Lampropoulos, Pantovic, Kotchap, Polter.

/Telegrafi/