Telegrafi

Bayerni kërkon fitoren e radhës, Freiburgu për mos tu mposhtur – formacionet zyrtare

Super sfida e xhiros së 11-të në Bundesliga do të zhvillohet në Allianz Arena, ku Bayern Munichu pret Freiburgun.

Pas 10 xhirove në Bundesliga, Bayerni mbanë vendin e parë me 25 pikë, derisa Freiburgu ndodhet në pozitën e tretë me tri pikë më pak.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, kërkon fitoren e radhës, pasi deri më tani ka arritur tri të tilla.

Në anën tjetër Freiburgu deri më tani është duke kaluar nëpër formë fantastike, ku në 10 takimet e para nuk kanë pësuar humbje pasi kanë marrë gjashtë fitore e katër barazime.

Bavarezët duan tri pikët e reja, derisa Freiburgu ka udhëtuar për mos tu mposhtur.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Sule, Davies, Hernandez, Goretzka, Kimmich, Muller, Sane, Lewandowski, Coman.

Freiburg: Flekken, Lienhar, Schlotterbeck, Gulde, Eggestein, Holer, Kubler, Hofler, Jeong, Gunter, Grifo.

/Telegrafi/