Telegrafi

Bayerni kërkon fitoren e radhës, Augsburgu për befasi – formacionet zyrtare

Bayern Munich do të përballet me Augsburgun në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga.

Bavarezët janë duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe kanë marrë dy fitore radhazi në kampionat, për dallim nga Augsburgu që ka ulje dhe ngritje të formës.

Kampioni  në fuqi i Gjermanisë kërkon tre pikët e radhës pasi duan të mbesin në krye të kampionatit gjerman.

Në anën tjetër Augsburg ka udhëtuar drejt Munichut për të shkaktuar befasi, si në ndeshjen e fazës së parë kur e kishin mposhtur Bayernin.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Sommer , Pavard, Upamecano, De Ligt, Cancelo, Davies, Kimmich, Musiala, Gnabry, Mane, Sane.

Augsburg: Gikiewicz,Gumny, Pedersen, Gouweleeuw, Beljo, Demirovic, Maier, Berisha, Maumgartlinger, Bauer, Engels.

/Telegrafi/