Bayern Munichu e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen që po zhvillohet në Allianz Arena.
Bavarezët arritën te goli i dytë përmes Corentin Tolissos, i cili realizoi me kokë (37′).
Goli i tij erdhi falë harkimit në zonë nga James Rodriguez.
Me rezultat prej 2-0, Bayerni shkoi në pushim dhe do të kërkojë edhe gola të tjerë në gjysmën e dytë.
Kujtojmë që PSG fitoi me rezultat 3-0 në Parc de Princes, ashtu që skuadra gjermane kërkon hakmarrje.
Golin e parë të skuadrës vendase e realizoi Robert Lewandowski (8′). /Telegrafi/